Me mbarimin e festave të fundvitit, ka rënë dhe fluksi i hyrje-daljeve në pikat kufitare të vendit tonë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 129 shtetas dhe 38 mjete.

Ndërkohë, mësohet se në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë 2403 shtetas dhe kanë dalë 1975 shtetas. Kujtojmë se shteti grek ka forcuar sërish masat anti-covid, ndërsa do të jetë e izoluar deri në 11 janar.

Deri më tani emigrantët shqiptarë që kanë hyrë deri më tani në shtetin grek kanë kaluar vetëm në rastet kur tamponi ka rezultuar negativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: