Greqia ka raportuar ditën e sotme 5157 raste të reja me Covid-19.  Në krahasim me një ditë më parë kemi një ulje të lehtë të fataliteteve por numri mbetet i lartë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 88 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Në Greqi për herë të parë është zbuluar në ishullin e Kretës lloji Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19). Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se personi që u konstatua se kishte llojin Omicron të COVID-19 ka hyrë në vend më 26 nëntor dhe pas simptomave të para në testin e kryer më 29 nëntor u konstatua se pacienti ishte bartës i COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb