TIRANE- Rënia e mëtejshme e interesave të bonove të thesarit, ka reflektuar vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, që uli javën e kaluar, normën bazë të interesit për lekun me 0,25% duke e çuar atë në nivelin 1.25%.

Në ankandet e të martës, interesi i bonove 12-mujore ra më tej në nivelin 1.38%, nga 1.46% që pati qenë në ankandin e mëparshëm. Ndërkohë, bonot me afat më të shkurtër maturimi tashmë një interes më të ulët se norma bazë e interesit, madje kanë zbritur poshtë kufirit të 1%.

Bonot me maturim 6-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 0.99%, ndërkohë që në fund të muajit prill edhe bonot 3-mujore kishin regjistruar nivelin 0.9%.

Ekspertët e Bankës Qendrore shprehen se, ulja e normës bazë të interesit në ekonomi, është rezultat i gjendjes mjaft likuide të sistemit financiar, në kushtet kur kreditimi i ekonomisë është ende i dobët. Në ankandet e të martës, kundrejt 14 miliardë lekëve të shpallur nga qeveria për financim, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në afro 15.3 miliardë lekë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb