Një incident me armë zjarri tronditi darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Të shtënat u dëgjuan papritur gjatë zhvillimit të eventit, duke shkaktuar panik në sallë. Dëshmitarët raportojnë se në momentin kur u dëgjuan krismat, të pranishmit u shtrinë në tokë ose u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa në ambient u krijua konfuzion dhe frikë.
Menjëherë pas kësaj, agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë duke rrethuar presidentin dhe duke e larguar atë nga salla, ndërsa forcat e sigurisë morën kontrollin e situatës.
Sipas informacioneve paraprake, të shtënat ndodhën pranë një pike kontrolli sigurie në hyrje të eventit, ku një person i armatosur tentoi të depërtonte, por u neutralizua dhe u arrestua nga autoritetet.
