Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Vijon kontestimi i zgjedhjeve për rektor në Universitetin e Mjekësisë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Por argumenteve për ribërjen e këtyre zgjedhjeve kandidati për këtë post Petrit Bare, i ka shtuar edhe një kallëzim penal në prokurori, kundër profesor Arben Gjatës, i cili për më shumë se 1 vit ka ushtruar funksionin e rektorit por sipas tij, nuk ka qenë i dekretuar nga Presidenti.

Për këtë situatë të re dhe për gjyqin që po ndiqet Petrit Bare ka vendosur në dijeni edhe Presidentin e Republikës, i cili pas zgjedhjeve të 20 qershorit duhet të firmosë edhe dekretimin e rektorëve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb