TIRANE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për arrestimin e dy protestuesve të zonës së Astirit në Tiranë.  Gjatë prononcimit të tij nga protesta, Balliu tha se policia me urdhrat e Edi Ramës  ka arrestuar 70-vjecarin Kujtim Ylli për të trembur protestuesit dhe për t’u bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që të mos dalin të protestojnë për shtëpitë.

Deklarata e deputetit të PD:

Policia e Shtetit nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar reth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit nr 2, për aq sa kemi informacion pasi edhe informacioni që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme. Edhe në rajonin nr 6 edhe në rajonin nr 2.

Këto arrestime bëhen vetëm për një arsye, për të trembur qytetarët e Unazës së Re, për ti bërë bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që ata të mos dalin të protestojnë për shtëpitë e tyre. Nuk ia kanë arritur dhe nuk do tia arrijnë sepse për çdo banor të kësaj unaze që ata do të arrestojnë, 1 mijë të tjerë do të shtohen. Arrestimi ka ardhur si pasojë e rrëzimit të disa hekurave të një biznesmeni Salillari. Të shembësh hekurat e Salillarit qenka krim i madh por të vrasësh, të presësh e të merresh me drogë nuk qenka aq problem sepse kemi me qindra vrasës që enden të lirë, kemi me qindra narkotrafikantë ende të lirë dhe disa prej tyre janë bërë edhe deputetë në Parlamentin Shqiptar.

Ndërkohë që të protestosh për pronën tënde që e ke ndërtuar me djersë, me gjak, në rrugë të ligjshme, pasi ke paguar taksat e shtetit u fuske në burg. Edi Rama dhe gjithë kuptola kriminale e ashtëquajtur Rilindje ta harrojë që do ti bëjë presion qytetarëve. Këtu me vete kam zonjën Njuna, nusen e djalit të kujtimit dhe vëlain e tij, z Aziz Ylli, dhe bashkë me këta jam këtu për tu garantuar atyre dhe çdo protestuesi këtu që Partia Demokratike e ka mbështetur bashkë me LSI këtë protestë, do të vazhdojë ta mbështesë këtë protestë deri në ditën e fundit.

Dhe një mesazh për Edi Ramën nga banorët e Unazës së Re që me këto lëvizje amatoreske nuk bën dot presion por hajde këtu dhe zgjidhi problemin këtyre qytetarëve sepse këtu nuk vendos as ti, as Erion veliaj. Koha e bandave ka mbaruar dhe ka ardhur koha e qytetarëve. Hapi veshët dhe dëgjo qytetarët se ndryshe do të pijë e zeza.

Ndërkohë edhe deputetja e LSI Silva Caka tha se nuk ka nuk k një arsye për arrestimin e protestuesve, por arrestimi është bërë sipas urdhrave të Edi Ramës.

Deklarata e Silva Caka:

Mirëmbrëma, të gjithëve siç besoj e dini për aq kohë sa e keni ndjekur këtë protestë në çdo ditë të saj. Protesta tashmë ka hyrë në ditën e 26 të saj dhe nuk kemi ende asnjë reagim nga qeveria për të patur një komunikim midis qeverisë apo edhe bashkisë me qytetarët e Unzës së Re. Marr shkas nga ajo që ka ndodhur sot, me 2 arrestime të reja, të cilat ashtu siç i përmendi edhe kolegu im i Partisë Demokratike, nuk ka ende një arsye për arrestimin e tyre që dëshmojnë edhe njëherë arrogancën e qeverisë dhe mbi të gjitha vdekjen e drejtësisë dhe të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe e kemi thënë me kohë që reforma në drejtësi do të sillte pikërisht këto pasoja sepse jemi shumë të bindur që edhe ato djem, që janë arrestuar dhe kanë marrë masën e sigurisë me burg, si Dori apo edhe si djalit tjetër që i janë thyer gishtat, edhe sot 2 zotërinjtë që janë arrestuar sigurisht do të marrin dënim ashtu sipas urdhrave të Edi Ramës.

Unë kam vetëm një pyetje për Edi Ramën, a lihet kjo nënë shtatzëne në mes të katër rrugëve dhe pa e futur në shtëpi, duke i shembur shtëpinë, a lihet një vajzë e re që pritet të bëhet nënë në mes të katër rrugëve dhe ti i premton që do t’ia prishësh shtëpinë dhe nuk do ti japësh asnjë lloj dëmshpërblim, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që është më i keq se pushtuesit. Fatmirësisht, ne sot jemi në një datë historike, sepse para shumë vitesh ne jemi çliruar nga pushtimi nazist, por mesa duket ai që është më i keq se nazistët është një njeri i cili votohet nga populli dhe që e drejton popullin. Kështu që është emergjencë kombëtare të çlirohemi një orë dhe më përpara nga ky njeri dhe më këtë rast unë do doja shumë që të uroja të gjithë shqiptarëve Gëzuar Festat dhe mbi të gjitha në këtë ditë të shenjtë ti ndërgjegjësojë të gjithë sidomos banorët e Unazës së Re që kanë treguar një shenjë të jashtëzakonshme solidariteti dhe jo vetëm solidariteti por edhe qëndrese dhe duke ju uruar festat ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve është edhe njëherë e nevojshme që të çlirohemi nga pushtuesit.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb