Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” kërkoi një dëmshpërblim të denjë për banorët e Astirit.
Balliu, teksa komentoi fjalimin e Ramës në Kuvend tha se jo vetëm ishte i turpshëm, por edhe tipik për një pronar që po humbte.
Deputeti demokrat tha se pavarësisht se nuk është jurist e ka të qartë që banorët duhet të dëmshpërblen vetëm se kanë 25 vite që paguajnë taksa.
“Njoftim nga policia nuk ka pasur, thjesht janë vendosur kryqet. Kapte çdo person fizik pa llogaritur dëmet. Jo se duan këto qytetarët, por thjesht për faktin që këta banorë kanë 25 vite që paguajnë taksat. Këto janë taksa që paguajnë të gjitha gjërat e tyre, qoftë fjalimi i turpshëm i kryeministrit, ishte fjalimi i një pronari që po humbte.
Ka bazë ligjore që këta dëmshpërblehen apo ajo?
E para unë nuk jam jurist. E dyta nuk duhet të përfshihen të gjitha çështjet në një çështje, unë po flas për këta banorë që kanë 25 vite që paguajnë taksat. Për më tepër kemi rastet nga qeveritë e mëparshme që janë bërë dëmshpërblimet”, u shpreh Balliu.
(BalkanWeb)
