“Protestë e dhunshme apo abuzim i pushtetit mbi protestuesit? It’s all about money!!”. Kështu e komenton deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj të gjithë situatën që po ndodh në vendin tonë, duke marrë shkas nga protesta e dhunshme dje para Kuvendit, dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj pohon se shqiptarëve tashmë u ka mbetur vetëm protesta, pasi sipas tij me përballen me një pushtet që i vjedh dhe i poshtëron.

REAGIMI I SHEHAJT
Qytetarë “zaptues” apo qeveri e korruptuar?
Protestë e dhunshme apo abuzim i pushtetit mbi protestuesit?
It’s all about money!!! ???
Rruga e Kombit, Teatri, Unaza e Madhe, check-up, koncesionet, janë vjedhje gjigande në dëm të qytetarëve.
Qeveria i përdor paratë e vjedhura në media, për të bindur njerëzit që fajin e kanë qytetarët se janë “shpellarë”
Shqiptarëve ju ka mbetur vetëm protesta… Kur pushteti vjedh dhe poshtëron popullin e pambrojtur..
Kur bën ligje speciale për të pasuruar miqtë e vetë.. ( Teatri ?)
Kur rrugët e ndërtuara me paratë tona iu falen Oligarkëve..
Kur prokuroria dhe gjykatat nuk veprojnë..
Kur paratë i fshehin në kompani offshore..
Kur mediat janë nën presionin? e tmerrshëm të Qeverisë..
Te gjithë duhet të dalim në protestë, të mbushim sheshet dhe rrugët.
Hajdutët dhe banditët nuk do ia dalin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: