Përfituesi i projektit të “Unazës së Re” është bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X, por mbi bazën e dokumenteve, rezulton se të dyja kompanitë për historikun e tyre janë bërë objekt debati sa i përket pastërtisë së tenderit. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, saktësisht një muaj e gjysmë para se të hapej gara për tenderin.

Whatsapp Image 2018 11 12 At 13.05.28
Whatsapp Image 2018 11 12 At 13.05.28

DH Albania është kompani regjistruar në Shqipëri më 18 korrik 2018 si degë e një kompanie të huaj Dunwel Haberman. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e riregjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili njihet si parajsë fiskale. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësuese ligjore e kompanisë mëmë është regjistruar Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell.

 

Qkb Dh Albania1
Qkb Dh Albania1

Qkb Dh Albania2

Kompania Biba-X, është regjistruar në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialeve të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin “ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruksion godinash fasadash”. Kjo kompani ka qene vazhdimisht nen sekuestro per fatura te pashlyera ndaj kontraktoreve te ndryshem. Gjithashtu mesohet se ne shkelje te ligjit, Kompania Biba-X ka qene nen sekuestro edhe gjate kohes qe ka konkuruar per tenderin e rruges.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: