“Unë jam një bashkëpunëtor i klanit Casalesi”. Kështu u shpreh shqiptari Alban Ajazi, i cili u arrestua një ditë më parë nga autoritetet italiane në tentativë për të kryer një grabitje në një dyqan në komunën Civitanova.

35-vjeçari shqiptar, i cili është denoncuar edhe për vandalizmin e një farmacie doli sot para gjykatës, duke thënë se edhe sulmin ndaj farmacisë e kanë urdhëruar pikërisht Casalesit, që janë një klan brenda klanit Camorra.

I riu shqiptar i ka shpjeguar gjykatësit si ka veperuar për të kryer vjedhjen.

“Përkula kamerat për të mos u filmuar, preva telat dhe më pas mora një tullë për të thyer dritaret”, tha ai.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për shqiptarin, ndërsa gjykata pasi dëgjoi pretendimet caktoi “arrest shtëpie”, duke e shtyrë seancën për në datën 14 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb