TIRANE

PD ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi lidhur me video montazhin e publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama.

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.

Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën.” Shkruan Bardhi në një postim në facebook.

Më herët kreu i qeverisë Rama, publikoi në profilin e  tij në Instagram, një video të montuar, përmes aplikacionit më të ri, të kreut të PD Lulzim Basha.

 

View this post on Instagram

 

??

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb