Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, se fitorja e tij politike lidhet me respektin dhe seriozitetin ndaj qytetarëve.

“Ta dish ti, unë fitoj jo se jam ndonjë kushedi se kush, por sepse e marr shumë seriozisht këtë popull  dhe problemi fillon ekzaktësisht këtu,” tha Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” në profilin e tij në facebook.

Rama tha se shumë prej kundërshtarëve të tij nuk e pranojnë asnjëherë humbjen, ndonëse e meritojnë.

“Ti i përket asaj pjese të dynjallëkut që nuk e merr seriozisht, se të duket vetja kushedi se çfarë. Problemi nuk është që humb kohën me mua këtu, por me ata që të përfaqësojnë ty.

Ata nuk e pranojnë kurrë se humbin, edhe pse e meritojnë, dhe ia vënë fajin gjithmonë të tjerëve,” vijoi ai. Rama shtoi se nuk hyn tek ata që shajnë me libër shtëpie, por do e bëjë dhe ai pjesën e tij.

“Ky popull, ty e kujtdo si ti – por dhe mua – na jep ujë në bisht të lugës nëse na gënjen mendja dhe nuk e marrim seriozisht.”, tha Rama.

Edi Rama: Ta dish ti unë fitoj jo se jam ndonjë kushedi se kush, por sepse e marr shumë seriozisht këtë popull dhe problemi fillon ekzaktësisht këtu. Sepse ti i përket asaj pjese të dynjallëkut, që nuk e merr seriozisht se të duket vetja kushedi se cfarë.

Pse humb kohën këtu, problemi është me ata që të përfaqësojnë ty. Ata nuk e pranojnë kurrë se humbin pasi e meritojnë të humbin ndërkohë që ja vënë fajin të tjerëve.

Unë nuk hyj tek ata që shajnë me libër shtëpie, por do e bëj dhe unë pjeën time. Ky popull ty e kujtdo si ti por dhe mua na jep ujë në bisht të lugës nëse ne na gënjen mendja dhe nuk e marrim seriozisht.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb