Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë një kuotë të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky i fundit shprehet “unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”.

“Shumë e vërtetë komandant”, komentoi Rama bashkangjitur citimit të Thaçit, i cili së fundi dha një intervistë nga paraburgimi i Hagës, ku tashmë mbahet prej vitesh.

“Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, shtoi Rama, duke u vendosur në mbështetje të Thaçit në lidhje me procesin e Hagës ndaj tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb