Një banore e Rrjollit, ka folur nga protesta, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Rama.
Ky i fundit tha se ai edhe mund të largohej, por kishte hallin e Shqipërisë se kush do e qeveriste dhe do ta çonte drejt BE.
“Kryeministri tha; nëse do iki unë, kush do ju çoj juve në BE? Unë e shoh se kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE. Madje ne kemi shkuar më herët në BE. Disa na janë bashkuar, disa janë rrugës.”, tha ajo.
