Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se situata e ndërtimeve në Durrës është dramatike, për shkak të ndërtimeve pa kriter në zonën e Plazhit dhe ish-Kënetës.
“Ne vendosëm ti legalizonim, por tani duhet ndërtuar një rrjet kullues me gjendjen ekzistuese. Unë nuk pranoj të jem kryetar bashkie, por puna e parë që duhet të bëjë një kryebashkiak është kullimi i Durrësit”, tha Duka.
Ai lëshoi akuza ndaj qeverisë pasi tha se kullimi kërkon një faturë financiare që nuk mund ta pranojë qeverisja aktuale.
“Nuk mund të vazhdohet kështu, ne harrojmë. Vdiq një njeri, harrohet, i jepet sërish vota. Këtu ka probleme që vijnë nga intesiteti i reshjeve, por ne sot jemi më keq se si kemi qenë më parë”, tha Duka.
