Kryeministri Edi Rama Shqipëria është vendi ku turistët vijnë dhe investitorët duan të investojnë.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama duke folur në lidhje me projektin e ndërtimit të resortit në Zvërnec, që ka nxitur protesta ditët e fundit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se projekti për Zvërnecin është 4 miliard euro dhe është një projekt i jashtëzakonshëm.

“Në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po përgatitet atje, të bëhet zbatimi i radhës, Golemi i radhës. Se ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë te Golemi, është e gjallë! Të heq dorë nga vizioni për të bërë Shqipërinë që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampioneve të turizmit global dhe të rrijë këtu në pushtet, duke bërë që të udhëheq një vend që trembet nga këto frikëra. Një vend që nuk ka frikë nga e ardhmja, është Shqipëria e 12 mln turistëve. Është Shqipëria që e kam ndarë me ju kohë më parë, të hyjë në elitën e turizmit global që sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë me investim 4 mld euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin dhe ikin dhe ua kanë lënë banorëve që nuk marrin dot hipotekën. Mund të ishte fare mirë dhe nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që e konsiderojnë vetëm myslimanë. Bëjnë përditë krimin e ndaluar nga Kurani për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe vetes? Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtje të mjedisit tuaj të Shqipërisë. Gazeta greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. A ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, ai është kryeministri juaj?”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: