Sot shënohen 75 vite nga masakra e 26 shkurtit 1951, një nga aktet më mizore të diktaturës komuniste në Shqipëri, kur u ekzekutuan 22 intelektualë. Ekzekutimi u krye pas një shpërthimi të pretenduar në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt.

Më 20 shkurt, krerët komunistë zhvilluan një asamble ku vendosën marrjen e masave që çuan në ekzekutimin e intelektualëve.

Unioni Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka kujtuar sot këtë ngjarje te rende.

Në një deklaratë, drejtuesi i unionit, Besim Ndregjoni theksoi se pa u denuar krimet e komunizmit, Shqipëria nuk mund të ndërtojë demokraci.

Ai shtoi se figura e shkencëtares Sabiha Kasimati dhe 21 intelektualëve të tjerë duhej të nderoheshin si dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj dijes dhe lirisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb