E mërkuara ka dhuruar emocione të pafund në “Champion League” me Grupet A, B, C dhe D që kanë luajtur ndeshjet e dyta.
Manchester United ka lënë shenjë në Moskë duke mposhtur thellë 1-4 CSKA-në. “Djajtë e kuq” zhbllokuan takimin ende “pa nisur” mirë sfida me Lukakun në minutën e 4-rt. Pak më vonë Martial do të dyfishonte duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh. Në minutën e 27-të sërish Lukaku dhe në të 57-ën Henrik Mkihtayrian do të dërgonin shifrat në 0-4.
CSKA pak para përfundimit të lojës së rregullt shënoi golin e nderit me Kuchaev.
Në takimin tjetër të këtij grupi Bazel ka shkatarruar Benfikën me rezultatin 5-0 duke regjistruar suprizën e mbrëmjes. Zviceranët ku aktivizohet edhe Taulant Xhaka janë treguar të pamëshirshëm duke shënuar 5 herë për 3 pikë.
Golat për Bazel u shënuan nga Lang, Oberlin dy herë, Van Wolfsëinkel dhe Riveros.
United udhëheq me pikë të plota, ndërsa Bazel dhe CSKA ndajnë vendin e 2-të dhe të 3-të me pikë të barabarta, 3.
Në takimet tjera Juventus i është imponuar Olympiakos-it me rezultatin 2-0 falë golave të Gonzalo Higuain dhe Mario Madzukic, ndërsa Barcelonës i ka mjaftuar një autogol për të mundur Sporting-un në Portugali.
Anderlecht 0-3 Celtic
38-Griffiths, 50-Kara (autogol), 90+3-Sinclair
Atl. Madrid 1-2 Chelsea
40-Griezmann, 60-Morata, 90+4-Batshuayi
Basel 5-0 Benfica
2-Lang, 20-Oberlin, 59-van Wolfswinkel, 69-Oberlin, 77-Riveros
CSKA Moscow 1-4 Manchester United
4-Lukaku, 18-Martial, 27-Lukaku, 57-Mikhitaryan, 90-Kuchaev
Juventus 1-0 Olympiakos Piraeus
69-Higuain, 80-Mandzukic
Paris SG 3-0 Bayern Munich
2-Dani Alvesh, 31-Cavani, 63-Neymar
Sporting 0-1 Barcelona
49-Coates (autogol)
(e.k/BalkanWeb)
