Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United doli në konferencë për shtyp para ndeshjes finale të Europa League ndaj Tottenham.
Sipas Maguire, për këtë edicion të dështuar në kampionat, nuk ka justifikim.
“Si lojtarë, ne duhet të marrim përgjegjësi për vendin në të cilin ndodhemi dhe për të ardhurat që kemi gjeneruar këtë sezon nga ajo renditje, që nuk është askund afër të qenit e mjaftueshme”, ka deklaruar Maguire. “Nuk duhet të ishte kështu. Para dy muajsh, duhej të ishim në një pozitë shumë më të mirë, duke luftuar për pjesëmarrje në Europa League apo në Champions League”.
“I kemi zhgënjyer shumë këtë vit. U kemi dhënë disa momente të mira në Europa League dhe kujtime si fitorja në derbin ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad’, por në përgjithësi kemi dështuar. Edhe vetë jam befasuar nga besnikëria e tyre. Janë tifozë të jashtëzakonshëm dhe e kanë treguar këtë me mbështetjen e tyre gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Maguire.
