Manchester United është i fiksuar pas Jarrad Branthwaite, qendërmbrojtësit të Evertonit , i cili zhvillur 40 paraqitje, ku ka realizuar edhe tre gola, këtë sezon. Sipas Daily Mail, në fakt klubi po mendon të bëjë një ofertë prej 55 milionë paund për të. Një shifër kjo mjaft e lartë për Toffees, që blenë lojtarin për vetëm një milion nga Carlisle në 2020.

Megjithatë, për t’u privuar nga shërbimet e futbollistit, Everton kërkon rreth 80 milionë euro. Gjithsesi, me negociata dhe duke marrë parasysh faktin e problemeve ekonomike, Everton mund të zbresë nga pretendimet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: