Katalogu i plotë i lirikave të këngëve të legjendës së muzikës amerikane Bob Dylan u ble nga Grupi Universal i Botimeve të Muzikës (UMG), njoftuan medie të shumta amerikane.

Marrëveshja përfshin hite klasike të Dylanit, si “Bloëin’ In the Ëind” dhe “Like A Rolling Stone”, deri në punën e tij më të fundit.

“Duke sjellë në UMG katalogun e gjerë dhe të shkëlqyer të këngëve të Dylanit, për një çast ne kemi transformuar përgjithmonë trashëgiminë e kësaj kompanie”, tha drejtori ekzekutiv, Lucian Grainge, në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen, sipas “Ëall Street Journal”.

“Blerja, e cila përfshin albumin më të fundit “Rough and Roëdy Ëays” nga muzikanti ikonë dhe laureati i çmimit Nobel, besohet se i ka kushtuar UMG mbi 300 milion dollarë”, njoftoi Neë York Times.

Dylan, 79 vjeç, ka regjistruar mbi 600 këngë dhe pothuajse 40 albume në studio gjatë karrierës së tij 60-vjeçare.

Ai u nderua me Çmimin “Nobel” në Letërsi në vitin 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: