Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare për të krijuar akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.Drejtuesit kryesorë të kompanisë së njohur izraelite “ELTA Systems LTD” kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit Luarasi Prof.dr Et’hem Ruka dhe ekipin e tij përgjatë një viti. Rektori i Luarasit Ruka shprehet krenat për finalizimin e marrëveshjes dhe thotë se krijimi i “Cyber Tech Academy” i është besuar Luarasit pasi është një ndër institucionet arsimore me serioze dhe të besueshme në vend.

“ Në fakt është një arritje shumë e madhe për vendin dhe për rajonin, e gjithë ideja është që ne të zhvillojmë një akademi të përbashkët në fushën e sigurisë kibernetike si një nga drejtimet kryesore dhe shqetësuese sot në botë. Mund të përfshihet të gjithë të interesuar që kanë përfunduar studimet për teknologji informacioni, nuk është fjala vetëm për specialistë këtu nga hapësira e vendit tonë Shqipërisë ideja është që ne të ftojmë të interesuar nga gjithë hapësira e Ballkanit. Ideja është që të krijojmë një qendër lider jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin”,-tha profesor Et’hem Ruka, rektor në universitetin “Luarasi”.

Ftesa për pjesëmarrje u behet jo vetëm aplikantëve ne Shqipëri por edhe në diasporë e në mbarë Ballkanin  të cilët do të trajtohen në shumë drejtime të sigurisë kibernetike, programimit, në inteligjencën artificiale nga ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në botë

“Jam shumë i bindur se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, se do të kemi aplikantë të cilët do të trajtohen në shumë drejtime të sigurisë kibernetike, programimit, në inteligjencën artificiale. Të gjithë kurrikulat janë nga më të mirat në botë dhe do të realizohen nga profesorë të izraelit, mësimet do të jenë të gjitha në anglisht dhe sigurisht që do të bëhen online ”,-tha profesor Et’hem Ruka, rektor në universitetin “Luarasi”.

Në fund të Akademisë certifikata me vulën e besueshme te ELTA System LTD dhe universiteti “Luarasi” njihet ndërkombëtarisht në Shqipëri, Europë deri në SHBA. Akademia në sigurinë kibernetike do të kualifikojë dhe çertifikojë studentët e universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare etj.

“E them me bindje se çertifikata që do të merret në fund të akademisë, është një ndër certifikatat më të mira në botë, është një certifikatë ndërkombëtare, dhe u krijon mundësinë aplikuesve të punojnë në Shqipëri në shumë fusha në sistemin bankar, në qeveri, në kompani telekomunikacioni, në kompani të cilat duan të ruajnë informacionin e tyre konfidencial dhe elektronik. Universiteti Luarasi është serioz, një universitet me besueshmëri të lartë, të gjithë aktorët ndërkombëtar e kane identifikuar si një universitet që mund të bëhet partneritet. Jam i bindur se viti 2021 do të këtë surpriza të tjera për Luarasin”,-tha profesor Et’hem Ruka, rektor në universitetin “Luarasi”.

Zv, rektorja e universitetit  “Luarasi” prof. Anni Dasho tregon detajet sesi do të organizohet online “Cyber Tech Academy nga ky janar. Gjithsecili mund ta gjeje vetën në dy programet e saj

“Është trend, është kërkesë e standardeve europiane, kjo certifikatë që del në bashkëpunim midis Luarasit dhe Elta system është ndërkombëtarisht e njohur për të gjithë studentët të cilët zgjedhin për dy nivelet që duan të studiojnë, është kursi bazë esencial, dhe kursi i dytë i cili është i detajuar, këtë e zgjedh pjesëmarrësi në kurs. Kohëzgjatja e akademisë është 9 muaj trajnim online. Thirrja do të hapet në muajin janar, për të gjithë studentët, prioritet do kenë studentët e Luarasit por janë të mirëpritur edhe studentët ne trevat shqiptare në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, kursi është online dhe do të zhvillohet në platformën online e kompanisë izraelite Elta Systems, pra do të funksionojmë në një situatë virtuale për Cyber Academy, të gjithë ata që duan ta ndjekin mund ta bëjnë online dhe jo në ambientet e universitetit Luarasi. Lektorët e parë janë lektorë të certifikuar izraelitë, pra janë pjesë e palës izraelite, të cilët fillojnë në janar edhe trajnimin e stafit të Luarasit. Të gjithë ata profesionistë që janë pjesë e sistemit qeveritar bankar e korporatave mobile të gjithë ata që merren me sigurinë e kanë të domosdoshme certifikimin, ne duam të rrisim gamën tentojmë te bëhemi lider jo vetëm ne vend por ne gjithë Ballkanin”,-tha zv rektorja e universitetit “Luarasi” Anni Dasho.

ELTA Systems Ltd është kompania lider në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe në tregjet komerciale. Ajo është lider botëror në sistemet e avancuara për mbrojtjen dhe inteligjencën si dhe ka akses në hapësire, në ajër, në tokë si dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe kibernetikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb