Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Sipas gazetares Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë. Arrestimi i Zekës është bërë në banesën e tij.

Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb