TIRANË – Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Dine Abazaj, i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të tërhiqet nga testimi i mjekëve, duke e quajtur këtë nismë “aventurë”.

Ndërsa ngre pyetjen se “çfarë mund t’i testosh një mjeku me 20 vite eksperiencë”, Abazaj tha në studion e “News 24” se nuk e kupton se çfarë do të përfitojnë mjekët nga ky testim.

Për këtë nismë të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë e të pakonsultuar, ai theksoi se ministria “duhet të na konsiderojë partnerë. Urdhri i Mjekëve ka qenë në mbështetje të MSH-së dhe të reformave, ndërkohë që Beqaj reagon”. Sipas Abazaj, sistemi mjekësor nuk bëhet me arna nga vendet e tjera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: