RUSI – Moska ka vënë në gadishmëri të plotë ditën e sotme sistemin e saj të mbrojtjes ajrore si pjesë e stërvitjes për gatishmëri luftarake të Forcave Ajrore të Rusisë.

“Forcat ajrore të mbrojtjes përgjegjëse për të mbrojtur Moskën dhe rajonin qendror industrial janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake,” tha Ministria ruse e Mbrojtjes, shkruan Russia Today. Kontrolli përfshin ripozicionimin e baterive të S-300, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir-ve në pozita rezervë.

Kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik u kufizuan në vendosjen e sistemeve të raketave anti-balistikë nga traktati ABM-së i nënshkruar në vitin 1970, kryeqyteti rus ishte zgjedhur si i vetmi vend i lejuar për një mburojë të tillë, ndërsa SHBA-të zgjodhën të ruajnë kompleksin e mbrojtjes në Dakotën e Veriut.

Ishte Presidenti rus Vladimir Putin i cili një ditë më parë urdhëroi stërvitjen e papritur në të cilën
përfshihen 45,000 trupa dhe 1700 pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 150 avionë dhe 200 raketa tokë-ajër. Siç raportojnë mediat ruse, stërvitja e pazakontë do të zgjasë deri nesër.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: