Personi që shihni në foto është Nikolin Marku, i cili mbeti i dhunuar, ndërsa akuzon vëllanë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Gëzim Ndokën se ky i fundit ka urdhëruar dhunimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Lezhë, ku raportohet se kanë hyrë 5 persona të maskuar.

Sipas Markut, mes 5 persona të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë. Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb