Situatë dramatike ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e djeshme e cila nuk ndodh shpesh edhe në raste lufte, ku furnizimi me energji elektrike nuk ndërpritet në spitale, për shkak të pacientëve që mund të humbin jetën pasi mund të jenë në intubim apo raste të ngjashme.
Gazetari Osman Stafa raporton se rreth orës 20:30 energjia elektrike ka ikur dhe për rreth 40 minuta ka munguar në Reanimacion dhe salla kirurgjikale.
Më pas është bërë transferimi i pacientëve në ambiente të tjera që furnizoheshin me energji.
“6 katëshi i ri i Urgjencës është godina që nuk furnizohej me energji, por që si godinë ende nuk është bërë dorëzimi i saj. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona që kanë humbur jetën si pasojë e ngjarjes së djeshme”, raporton gazetari, i cili shton gjithashtu se reagimi i bërë dje nga QSUT është një mashtrim, pasi posedon prova ku vërtetohet mungesa e energjisë për 40 minuta.
