TIRANE- Presidenti Ilir Meta, e ka nisur ditën E SOTME me një urim të veçantë për të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe motrat.

Në ditën e 8 Marsit, Kreu i Shtetit shkruan se sot është dita për të reflektuar, pasi ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat në Shqipëri të gëzojnë plotësisht liritë dhe të drejtat e tyre. Ai bën apel që ato të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, thekson Presidenti Meta.
ykr
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: