“PS po bën gjithçka për të pamundësuar rolin e opozitës në Kuvend”, kështu u shpreh Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

Ai gjithashtu theksoi se mazhoranca ka refuzuar çdo iniciativë të opozitës dhe çdo kërkesë për interpelancë dhe për Komisione Hetimore. Sipas tij mazhoranca ka ndërmarrë sulm të hapur ndaj deputetëve të opozitës për ti mbyllur gojën, dhe se 15 kolegë janë përjashtuar, në vetëm 6 muaj funksionimi të Kuvendit.

“Mazhoranca refuzon çdo iniciativë të opozitës, refuzon çdo kërkesë për Interpelancë dhe Komisione Hetimore. I dërguan raport kreut të Kuvendit por edhe Ambasadave. Mazhoranca anë Kuvend ka refuzuar ngritjen e 5 Komisioneve Hetimore, 7 kërkesa për interpelancë me kryeministrin”, tha Bardhi, duke shtuar se, ‘kanë urrejtje për deputetët e opozitës dhe amnisti për deputetët e mazhorancës’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: