Kur Felix Auger Aliassime, 18 vjeç, i është dashur të tërhiqet nga loja për shkak të një problemi fizik, kundërshtari i tij Denis Shapovalov, 19 vjeç, i është afruar dhe e ka përqafuar.

Të dy-shumë premtues në fushën e tenisit botëror-përveçse kanadezë janë dhe miq prej kohësh.
Në 2015 ata kishin triumfuar në US Open Junior.

Tani Aliassime ka ngritur flamurin e bardhë në një kohë kur pikët për sete ishin 7-5 5-7 4-1.

Në këtë moment për ta ngushëlluar ka menduar pikërisht miku i tij, që ka shkuar e ka përqafuar dhe në mes të lotëve i ka thënë: ’Qetësohu, do të shihemi shpejt, ndoshta në një finale tjetër”.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: