Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka shpërndarë ushqim për 1 milion njerëz në Rripin e Gazës.

Kjo u tha në një deklaratë të publikuar në faqen e organizatës në “X”.

“Në ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit, UNRWA solli ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer një milion njerëz – gjysmën e popullsisë së enklavës. Ne kemi furnizimet, burimet dhe personelin për t’i shpërndarë ato”, thuhej në postim.

Agjencia vuri në dukje gjithashtu se, bazuar në 75 vjet përvojë në Rripin e Gazës, ajo ka njohuritë, rrjetin dhe planet për të shpërndarë në mënyrë efektive ndihmën në të gjithë rajonin. “Ne vetëm kemi nevojë për dritën jeshile nga autoritetet izraelite”, theksoi agjencia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb