Madagaskari dhe Tanzania barazuan 1:1 fundjavën e kaluar në kuadër të kualifikimeve afrikane për Kupën e Botës 2022 ndërsa vetëm tani janë zbuluar detaje rreth masave ekstreme të sigurisë të marra para ndeshjes.
Para ndeshjes, e cila u luajt më 14 nëntor, pjesëtarët e ushtrisë së Madagaskarit, pasi pretenduan se disa lojtarë ishin pozitivë me COVID-19 hynë në hotelin ku qëndronte kombëtarja e Tanzanisë.
Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Tanzanisë thuhet se ushtarët që hynë në hotel me armë po prisnin para derës së dhomës dhe nuk i lejonin lojtarët të largoheshin.
Futbollistët e përzgjedhjes së Tanzanisë praktikisht kanë qenë të “bllokuar” brenda dhomave të tyre të hotelit.
Lojtarët e Tanzanisë, të cilët ishin nën masa të rrepta sigurie për disa kohë pas ndeshjes, u lejuan të largoheshin me vonesë nga Madagaskari.
Në Madagaskar, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus është 43.672, nga të cilët 964 humbën jetën dhe 41.322 u shëruan.
