Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka lajmëruar se ushtarët e rinj kanë përfunduar kursin Komando, duke u bërë pjesë e forcave elitë të Forcave të Armatosura.

Kursi Komando XV janë trupat elitare të Forcave të Armatosura që janë stërvitur çdo ditë.
Në këtë kurs kanë marrë pjesë të gjitha forcat e FA dhe jo vetëm nga ato tokësore, duke rritur cilësinë dhe sfidën për të qenë pjesë e njësisë elitë.

Misioni i kursit komando është të transformojë ushtarakët që përzgjidhen të jenë pjesë e kursit komando, nga një ushtarak konvencional, në një ushtarak të përgatitur dhe të aftë për të vepruar në çdo situatë, në kushte të vështira moti dhe terreni në interes të misionit të batalionit.

Risi për kursin XV komando ka qenë pjesëmarrja e efektivëve nga repartet e tjera të FA, gjë që rrit interesin për t’u bërë pjesëtar i këtij batalioni elitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb