TIRANE- Është zhvilluar paraditen e sotme në kryeqytet, stërvitja më e madhe e vitit e quajtur “Albanian Lion 2018”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku falënderoi pjesëmarrësit në stërvitjen e përbashkët të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës e Kroacisë, ndërsa vuri në dukje se gjatë dy javëve nuk u vu re asnjë dallim midis paraqitjes së forcave shqiptare dhe atyre të vendeve partnere të NATO-s.
Stërvitja e përbashkët dyjavore kulmoi me Ditën e Vizitorëve të Shquar të “Albanian Lion 2018” në qendër të Tiranës.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku vuri në dukje se “shpirti luftarak, niveli bashkëpunuese në nivele taktike dhe operacionale e shfaqur në këtë stërvitje, është bazë e sigurtë që këto forca sikundër në të shkuarën të na nderojnë me pejsëmarrje në operacione luftarake në kuadër të aleancës”.
“Basshkëpunimi me marinsët britanikë, që janë forca elitë është një tregues i rëndësishëm, por edhe forcat tokësore e ajrore të Shqipërisë kanë treguar nivelin më të lartë të mundshëm, duke mos u diferencuar në fushën e stërvitjes nga ato të forcave partnere”, theksoi Kollçaku.
(BalkanWeb)
