Gjenerali i ushtrisë pakistaneze, Syed Asim Munir, zhvilloi një vizitë në vijën e ndarjes me Indinë, ku inspektoi pozicionet e forcave pakistaneze dhe përgatitjet mbrojtëse në terren. Gjatë inspektimit, atij iu prezantuan strukturat mbrojtëse të vendosura në atë zonë, përfshirë bunkerët dhe sistemet e tjera të fortifikimit.

Situata përgjatë vijës së ndarjes është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes forcave indiane dhe pakistaneze, që përfshijnë përdorimin e artilerisë dhe këmbësorisë.

Në këtë kuadër, gjenerali Munir vlerësoi nivelin e gatishmërisë së trupave pakistaneze për t’u përballur me një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Pamjet e publikuara tregojnë sistemet mbrojtëse të ushtrisë pakistaneze, të cilat përfshijnë pozicione të fortifikuara, llogore të ndërlidhura për lëvizjen e trupave dhe transportin e pajisjeve, si dhe bunkerë të mëdhenj.

Gjithashtu, u paraqitën pozicione të maskuara me hedhës raketash, armë kundër-blindë, pika të përgatitura për armë zjarri dhe struktura mbështetëse logjistike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: