Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 41 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se forcat izraelite kryen bastisje në disa zona gjatë natës.

Gjatë bastisjes në Kudsin Lindor janë arrestuar 24 palestinezë ndërsa 17 në Bregun Perëndimor.

Emani Sarahne, koordinator për media i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, tha se numri i palestinezëve të arrestuar mund të rritet në periudhën e ardhshme.

Forcat izraelite shpesh arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme. Midis të arrestuarve ka të mitur dhe gra.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb