Njëzet persona u plagosën pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve të cilët protestuan pas namazit të xhumasë në Jerusalemin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, një grup i palestinezëve pas namazit të xhumasë organizuan një protestë kundër sulmeve të forcave të sigurisë së Izraelit ndaj palestinezëve në lagjen Isevije të Jerusalemin Lindor.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite me gaz lotsjellës, shok bomba dhe plumba gome, ngelën të plagosur në mënyra të ndryshme 20 protestues.

Bëhet e ditur se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet e afërta.

Ndryshe, prej dhjetë ditësh, Komuna e Jerusalemit që vepron nën qeverisjen izraelite, pas operacioneve të gjera të bastisjeve dhe burgimeve nga ana e policisë, ka filluar me rrënimin e disa bizneseve të palestinezëve dhe me heqjen e sloganeve kombëtare dhe fotografive të varura në rrugë në lagjen Isevije të Jerusalemit Lindor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb