Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) besojnë se Hamasi mund të përpiqet të zhvendosë pengjet e mbajtura në Qytetin e Gazës përpara intensifikimit të operacioneve ushtarake izraelite.
Sipas Channel 13, ushtria beson se videoja e pengjeve Alon Ohel dhe Guy Gilboa-Dalal, e publikuar sot nga grupi terrorist, por me sa duket e datës 28 gusht 2025, është filmuar në një zonë të kampit të refugjatëve Shati, ku IDF nuk është e pranishme.
Ushtria izraelite kontrollon rreth 40% të territorit të Gazës dhe besohet se brenda javës do të pushtojë të gjithë territorin. Nuk dihet ende se ku mund t’i dërgojë pengjet Hamasi, por mundësia më e madhe është në Liban.
