Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të hënën se trupat e tyre kishin zgjeruar operacionet tokësore në Rripin e Gazës gjatë ditës së kaluar.
Ky veprim vjen pas një urdhri të lëshuar të dielën nga shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, për të zgjeruar ofensivën tokësore në zona të tjera si në pjesët veriore ashtu edhe në ato jugore të Rripit Izraelit.
Sipas IDF-së, trupat e saj vranë militantë dhe çmontuan objektet e magazinimit të armëve dhe vendet e infrastrukturës mbi dhe nën tokë.
Përveç kësaj, Forcat Ajrore Izraelite goditën dhjetëra objektiva në të gjithë Rripin e Gazës që nga e diela, “duke përfshirë qelizat terroriste, strukturat ushtarake që i përkasin organizatave terroriste në Rripin e Gazës, rrugët e tuneleve, objektet e magazinimit të armëve dhe vendet e tjera të infrastrukturës terroriste”, sipas deklaratës.
Zgjerimi i luftimeve vjen pas mosmarrëveshjeve në negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit mbi propozimin e SHBA-së për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.
(A.A/BalkanWeb)
