Ushtria izraelite ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht sulmet ndaj objektivave të grupit terrorist të Hezbollah, në Liban. Një armëpushim ka qenë në fuqi që nga nëntori i vitit 2024, pas më shumë se një viti armiqësish midis Izraelit dhe organizatës libaneze, paralelisht me luftën në Rripin e Gazës.
Pavarësisht këtij armëpushimi, Izraeli ka nisur disa sulme kundër Libanit, duke pretenduar se synon anëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut me qëllim që ta parandalojë atë nga riarmatosja. Të shtunën e kaluar, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim duke njoftuar një sulm të afërt dhe duke u bërë thirrje banorëve të komunitetit Yanouh, në Libanin jugor, të largohen menjëherë.
Ushtria libaneze pritet të përfundojë shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut midis kufirit me Izraelin dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra në veri, deri në fund të vitit, sipas një marrëveshjeje armëpushimi.
