Dy civilë u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm ajror izraelit që ndodhi në orët e fundit në Libanin jugor, në Bint Jbeil, një bastion i Hezbollahut aleat me Iranin.

Sipas raportimeve të mediave libaneze këtë mëngjes, sulmi izraelit synoi hapësirën përpara spitalit Salah Ghandur në Bint Jbeil, duke vrarë një roje sigurie në hyrje të urgjencës dhe duke plagosur njerëz të tjerë.

Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Në 48 orët e fundit, sulmet izraelite me dron kanë vrarë dhjetë persona në Liban, duke përfshirë 7 civilë dhe tre milicë Prej tyre, dy janë luftëtarë të Hezbollahut dhe një tjetër është një palestinez nga Xhihadi Islamik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: