Garda kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka dalë në rrugët e Los Angelos me urdhër të presidentit Donald Trump. Grupi i parë nga 2 mijë ushtarë mbërriti u mblodh jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelos ku emigrantët e paligjshëm mbahen pasi ndalohen.
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën e krijuar në Los Angelos.
I pyetur lidhur me forcat ushtarake, ai tha se do të vendosen trupa kudo. “Nuk do ta lejojmë që kjo t’i ndodhë vendit tonë. Nëse shohim rrezik për vendin dhe qytetarët tanë në do të tregohemi shumë më të fortë”, ka thënë ai.
Gjatë ditëve të fundit protestuesit në zonën e Los Angelos janë përleshur me forcat e ligjit. Trazirat filluan të premten pasi dhjetëra njerëz u ndaluan nga agjentët federalë të emigracionit në vende të ndryshme. Disa persona u arrestuan gjatë përleshjeve, teksa forcat e rendit përdoren shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të zmbrapsur turmën.
Duket se nisur edhe nga kjo situatë, Trump, i cili ka ndjekur politika të ashpra kundër emigrantëve, vendosi të nxjerrë në terren gardën kombëtare. Një lëvizje e tillë u kritikua nga shteti i Kalifornisë. Guvernatori, Gavin Newsom, tha se nxjerrja e trupave ne rruge nxit qëllimisht trazirat dhe paralajmëroi se kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet. Çdo shtet amerikan ka kontingjentin e vet të forcave të Gardës Kombëtare. Guvernatori i shtetit zakonisht është përgjegjës për nxjerrjen në terren.
Presidentët mund të përdorin mekanizma ligjorë që përdoren rrallë për të aktivizuar Gardën Kombëtare. Në këtë rast, Trump u mbështet në një ligj federal i cili i lejon presidentit të federalizojë trupat në tre rrethana.
Këto përfshijnë: kur SHBA-të janë të pushtuara ose në rrezik pushtimi, kur ka një rebelim ose rrezik rebelimi kundër autoritetit të qeverisë dhe kur presidenti është i paaftë me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e SHBA-së.
