Një lëvizje e fundit e trupave ruse, ka ngritur dyshime në lidhje me shkallën e humbjeve me të cilën është duke u përballur Moska në luftën e saj në Ukrainë, pas tre muajsh luftimesh të ashpra dhe gabimeve të panumërta strategjike.

Forcat e Putinit, kanë filluar të vendosin tanke gjashtëdhjetëvjeçare në rajonet juglindore të Ukrainës.

Një varg i gjatë tankesh T-62, të cilët kanë si vit prodhimi 1961, u fotografua në një stacion treni në qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol të mërkurën, vetëm disa ditë pasi u shfaqën pamjet e armaturës së vjetër duke u nxjerrë nga magazinimi përtej kufirit.

Rusia ka rreth 2,900 tanke të saj më moderne T-90, T-80 dhe T-72 aktualisht në shërbim, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime të Sigurisë, me deri në 10,000 tanke të tjera nga gjenerata të ndryshme në ruajtje.

Por Forcat Tokësore të Ukrainës vlerësojnë se më shumë se 1,300 tanke të Rusisë janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, të paktën 700 prej të cilave janë konfirmuar vizualisht sipas analistit të inteligjencës me burim të hapur Oryx.

Dhe nga 10,000 tanke që presin në ruajtje, shumë prej tyre ka të ngjarë të mos funksionojnë për shkak të klimës së ashpër dhe të larmishme të Rusisë dhe mirëmbajtjes së dobët afatgjatë.

Vendosja e relikteve të tij të blinduara nga Putini vjen ndërsa forcat e tij janë përfshirë në një konflikt brutal dhe të përgjakshëm përgjatë frontit lindor të Ukrainës.

Trupat ruse dje nisën një ofensivë gjithëpërfshirëse për të kapur Severodonetsk dhe Lysychansk – të vetmet qendra urbane ende nën kontrollin e Ukrainës në rajonin e Luhansk.

Luftimet jashtëzakonisht të ashpra po zhvillohen në periferi të Severodonetsk. Ata thjesht po e shkatërrojnë qytetin, po e bombardojnë çdo ditë, duke bombarduar pa pushim”, tha dje guvernatori rajonal i Luhanskut, Sergei Gaidai.

Screenshot 1

Screenshot 2

Screenshot 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: