Disa shpërthime ndodhën mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, pas një alarmi ajror të shkaktuar nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia, ndërsa u shkaktuan disa zjarre.

Sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, nga sulmi me raketa ruse të mëngjesit të sotëm në Kiev, janë plagosur të paktën dhjetë të plagosur.

“Gjashtë persona u plagosën në lagjen Shevchenkivskyi dhe katër në lagjen Sviatoshynskyi”, shkroi Klitschko në Telegram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: