Një civil mbeti i vrarë dhe dy u plagosën për shkak të bombardimeve ruse në rajonin e Donetskut, ku u dëmtuan edhe shumë shtëpi. Kjo u raportua nga kreu i Administratës ushtarake rajonale, Vadym Filashkin.

“2 persona u plagosën në Lyman, katër shtëpi private u dëmtuan; gjithashtu një person vdiq në Dibrov, dy shtëpi u shkatërruan në Zarichny, dy u dëmtuan në Torsky. Armiku hodhi një bombë ajrore të drejtuar në Katerynivka, komuniteti Illiniv”, shkroi Filashkin këtë mëngjes në kanalin Telegram.

“Në vetëm një ditë, rusët bombarduan zonat e populluara të rajonit të Donetskut 19 herë. 257 njerëz, duke përfshirë 30 fëmijë, u evakuuan nga vija e frontit,” shtoi guvernatori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: