Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancet e luftës në Rusi që prej fillimit të pushtimit.

Ato thonë se që prej fillimit të pushtimit, kanë mundur të vrasin rreth 13.800 ushtarë rusë, shkatërrojnë 430 tanke, 1.375 automjete të blinduara, 84 avionë dhe 108 helikopterë.
Sakaq, sipas këtyre informacioneve bëhet e ditur se trupat ruse janë duke pësuar sërish humbje të mëdha.

Siç u përmend, humbjet totale luftarake të armikut nga 24.02.2022 deri në 16.03.2022 ishin afërsisht:

Personeli – rreth 13,800 njerëz,

Tanke – 430 njësi,

Automjete të blinduara luftarake – 1375 njësi,

Sistemet e artilerisë – 190 njësi,

MLRS – 70 njësi,

Mjetet e mbrojtjes ajrore – 43 njësi,

Avion – 84 njësi,

Helikopterë – 108 njësi,

Pajisje automobilistike – 819 njësi,

anije / varka – 3 njësi,

Rezervuarët e karburantit – 60,

Niveli operacional dhe taktik UAV – 11.

Pajisje speciale – 10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: