Një 36-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Maliq, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.H., banues në fshatin Zvirinë. Sakaq mësohet se bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
(BalkanWeb)
