TIRANE- Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., dyshohet se ka dhunuar shtetasen me inicialet B.S.

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases B.S., vjeçe 49, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: