Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Cërrik ku një 70-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë 62-vjeçarja ka tentuar të vetvritet duke konsumuar medikamente.

Aktualisht ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin T. H., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila dyshohet se për këtë shkak ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente. 62-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e  shtetasit T. H. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb