Një 50-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb